-Rrjete Sociale, InstaBIZ

Foto/ “Sherri” ka marr fund! Enca rikthehet në familjen OTR

Lajmi që ajo u përjashtua nga grupi OTR për mosmirënjohje, u bë kryefjalë e mediave rozë. Madje të shumtë kanë qenë ata që menduan se “zënka” publike e Noizyt me këngëtaren ishte një sajesë për të tërhequr vëmendjen.

Pavarësisht kësaj, tani duket se gjërat mes tyre janë normalizuar dhe autorja e këngës “Love On My Body” është rikthyer në familjen e madhe.

enca

Ajo ka shpërndarë në SnapChat një foto bashkë me reperin e njohur Varrosi, mik i ngushtë me Noizyn.

Varrosi në foto ka bërë me duar shenjën e grupit OTR duke lënë të kuptohet se Enca është ende pjesë e tyre./ opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko