InstaBIZ, Te Fundit

Foto/ Selena Gomez dhe The Weeknd kapen duke u puthur, reagon ish e dashura Bella Hadid

weekndselenabella-619-386

Mbrëmjen e djeshme site-i i njohur TMZ publikoi disa foto të Selena Gomez me The Weeknd. Dyshja u kap duke u përqafuar e puthur teksa dilnin nga lokali i natës Giorgio Baldi në Santa Monica.

Fotot janë shkrepur këtë të martë, ndërkohë që nuk dihet sesa kohë ka çifti që po shoqërohen.

0111-selena-gomex-the-weeknd-kissing-photos-launch-11

Gomez është një prej shoqeve të ngushta të Gigi Hadid, motrës së ish të dashurës së këngëtarit. Nuk dihet nëse këto foto do të ndikojnë në shoqërinë e vajzave, megjithatë Bella ka reaguar menjëherë.

Supërmodelja ka bërë “unfollow” këngëtaren Gomez, ndërkohë që vazhdon të ndjek në Instagram ish të dashurin e saj.

bella-hadid-unfollow-selena-gomez-weeknd

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko