Foto/ Range Rover paralajmëron makinën e re, Velar – Opinion – Faqja Zyrtare
-Auto Moto, Metro

Foto/ Range Rover paralajmëron makinën e re, Velar

velar

Mediat britanike edhe më parë kanë shkruar se kompania e njohur Land Rover është duke përgatitur një model të ri Range Rover, si një përgjigje ndaj modeleve të ngjashme të Mercedesit dhe BMW-së.

Emri i këtij modeli të ri është Range Rover Velar, emër të cilin kompania e ka përdorur për prototipat e Range Roverit të parë në fund të viteve 60-ta, ndërsa promovimi për media do të mbahet më 1 mars si dhe për publikun e gjerë do të prezantohet një javë më vonë, në panairin e veturave në Gjenevë.

Fjala është për modelin i cili në gamën e këtij prodhuesi do të jetë mes modelit Evoque dhe Range Rover Sport, ndërsa në dispozicion për shitje pritet të dalë gjatë këtij viti.

Sipas informatave të tanishme, Range Rover Velar i ngjanë shumë Jaguar F-Pace, me të cilën ndan platformën Jaguar Land Rover IQ.

Range-Rover-Velar-teaser-102-1-768x469

Britanikët njoftojnë se ky model do të paraqesë standarde të reja për stilin e Range Roverit, interierin dhe sistemin e drejtimit. Në njoftim thuhet se Velar, ndër të tjera, do të ketë edhe një çati të madhe panoramike dhe sistemin infotainment InControl Touch Pro.

Sa i përket motorit, në gamë do të gjenden motorët benzinë dhe dizel me nga katër dhe gjashtë cilindra, si dhe motori benzinë V8 me kompresor për versionin SVR. Po ashtu, përmendet edhe versioni plug-in hibrid dhe tërësisht elektrik.

Të gjitha versionet e Velarit do të kenë sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, si dhe do të prodhohet në fabrikën Solihull, në Britani të Madhe.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko