-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, -Tendencë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Foto që po çmend rrjetin, ja cilët janë përbërësit e “Nutella-s”

Që të gjithë preferojnë Nutella dhe ndoshta është vakti i tyre i mëngjesit. Por, një foto e Nutella është përhapur me shpejtësi në internet dhe ka ngjallur debat të madh.

 Sikurse mund ta shikoni në foto, tregohen përbërësit kryesorë: pluhur qumështi i skremuar, vaj palme, kakao, lajthi dhe sheqer.

 Debati është fokusuar pikërisht tek vaji i palmës që gjendet në sasi të konsiderueshme. Vaji i palmës është klasifikuar si lëndë potencialisht kancerogjene nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore.

 Pas këtij shqetësimi që është përhapur në internet, ka reaguar kompania Ferrero, e cila përfshin Nutellën. Kompania ka hedhur poshtë këtë pretendim dhe thotë se produkti përmban vaj palme të shëndetshëm dhe të sigurt./tvklan.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko