Foto/ Porsche Exclusive sjell “bombën” për Vitin e Ri – Opinion – Faqja Zyrtare
-Auto Moto, Metro, Te Fundit

Foto/ Porsche Exclusive sjell “bombën” për Vitin e Ri

porche_1482949309-2327285

Porsche Exclusive ka përgatitur një program për modifikimin e gjeneratës së re të modelit Panamera Turbo në version të zgjatur Executive.

Të kujtojmë, Panamera Turbo është prezantuar muajin e kaluar në panairin e veturave në Los Anxhelos, dhe gjatësia e saj e boshtit është për 150 mm në krahasim nga Panamera standarde.

Tani, Porsche Exclusive pronarëve të modelit të tillë të Panameras i ofron programin i cili, ndër të tjera, përfshin eksterier me ngjyrë të kuqe Carmine, paketën “SportDesign” (difuzer i pasmë i ri, set të ri të rrotave…), interier me ngjyrë kuqezi, ulëset nga lëkura dhe timoni, etj.

Gjithashtu, në këtë program përfshihen edhe amortizatorët me ajër, ulëset me nxehje dhe çatia panoramike, ndërsa nën kapak është i vendosur motori 4.0-litër V8 me kapacitet prej 500 kuajfuqi.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko