-Si u Veshën, -U tha në Opinion, Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit

Foto pikante të Ramës në “Opinion”

Kryeministri Rama ka qenë i ftuar dje në emisionin “Opinion”. Në një përballje të fortë me gazetarin Blendi Fevziu, intervista zgjati rreth 2 orë, ku u fol për aktualitetin politik, për reformat e qeverisë dhe për koalicionet pas zgjedhore.

Por gjatë ndërprerjeve publicitare dhe në fillim të emisionit opinion.al siguroi disa foto pikante, në pozicione  që Ramën nuk e keni parë ndonjëherë. Gjatë vendosjes së mikrofonit Rama pati një moment të sikletshëm teksa shihet edhe nga mënyra se si ka reaguar në fytyre.

Në ardhjen e tij në televizionin Klan Rama ishte i shoqëruar nga Këshilltari për Marrëdhëniet me Median Endri Fuga dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjell Agaçi. Rama u prit nga Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj dhe stafi i emisionit.

I veshur me një kostum në blu të errët, këmishë të bardhë, dhe një kollare me nuanca të ndryshme të lejla, siç edhe janë ngjyrat e PS-së, kryeministri edhe këtë herë tërhoqi vëmendje për veshjen e tij.

Rama dhe Fevziu edhe në këtë intervistë patën disa herë debate dhe po ashtu batuta të shumta që i gjeni të gjitha në opinion.al./G.Z

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko