Aktualitet, Kryesore

Foto/ Pas takimit me Ramën, ministri Xhafaj del i buzëqeshur nga kryeministria

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, doli në një konferencë për grupin parlamentar të PS-së, ku u ndal edhe te audiopërgjii i vëllait të Fatmir Xhafaj. Kryeministri u shpreh në atë takim se audiopërgjimi ishte montazh, dhe se Xhafaj do vijonte punën e tij si ministër i Brendshëm. Menjëherë pas këtij takimi, Xhafaj ka shkuar drejtë kryeministrisë ku ka zhvilluar një takim me Ramën.

Takimi vjen pasi Rama tha se ministri Xhafaj nuk ka përgjegjësi morale jo e jo por as politike ne lidhje me akuzat e bera nga PD per vellane e tij Agronin, i cili sot eshte vetedorezuar te autoritetet italiane per te kryer denimin me burg qe eshte dhene ne shtetin fqinj.

Pas këtij takimi Xhafaj është fotografuar nga Top Channel teksa dilte nga kryeministria. Ajo që bie në sy është buzëqeshja e ministrit, tregues ky që bisedat kanë shkuar mirë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko