Aktualitet, Kryesore

 FOTO/ “Nga inati i botës do pi”, kush ishte oficeri i NATO-s që u vetëhelmua sot

 

Pjesëtari i forcave të NATO-s që u vetëvra mëngjesin e së enjtes është Enea Xhaja,  me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës. Ai i ka i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Fier duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke e transportuar më pas edhe në urgjencën në spitalin e Fierit, por pa mundur të shpëtojë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se i riu ka pasur shenja të depresionit dhe në këto kushte ka konsumuar lëndën helmuese e cila i ka marrë edhe jetën. Pak orë para se të ndërmerrte aktin ekstrem për jetën, i riu ka bërë një postim në “Facebook”.

Me një foto ku ka konsumuar birrë dhe patatina, ai shkruan…

“Pas shume ftesave të bëra për kafe …. dhe asnjeri s’ishte i disponueshëm, nga inati botës do pi për qejf time…”. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko