InstaBIZ

FOTO/ Miq apo më shumë se miq?

Fokusi kryesor tek artistët apo te personazhet e njohur shqiptar veç jetës profesionale është dhe jeta e tyre private, e cila në shumicën e kohës është në vëmendjen mediatike.

Show biz-i shqiptar ka shumë lidhje romantike dhe martesa të suksesshme, por kemi dhe shumë nga ato personazhe të cilët janë përfolur për një relacion disi të komplikuar që nuk e kemi kuptuar kurrë se çfarë janë apo çfarë qenë në të vërtetë, të dashur apo thjesht miq.

tuna_1466885227-7417295-1

Tuna dhe Ylli Limani

Këto foto tregojnë se ato kanë pasur diçka më tepër se një miqësi të thjeshtë, edhe pse nuk e kanë pranuar kurrë mundësinë e një lidhjeje midis tyre. Këngëtarja e njohur nga Shkupi i drejtohet Limanit si “Little Brother”. Jemi disi konfuz.

elvana-flori-e1427530888260-700x294

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi

Prej shumë viteve kanë bashkëpunuar, ata janë përfolur edhe për një lidhje romantike midis tyre e cila nuk është konfirmuar asnjëherë nga dy këngëtarët. Ne gjithmonë do të jemi kuriozë të dimë nëse kanë pasur në të vërtetë diçka më tepër.

capo-jonida-1200x630

Jonida Vokshi dhe Capital T

U komentua shumë se bukuroshja e ekraneve shqiptare dhe këngëtari i njohur nga Kosova kanë patur një lidhje romantike. Pas shumë aludimeve nga mediat, aktorja e njohur tha se nuk kanë pasur asgjë. Por asnjehere nuk I dihet.

Noizy-dhe-Enca-sexy-1

Noizy dhe Enca

Para zënkës midis tyre ata kanë pasur një marrdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin aq sa shpeshherë është menduar se ndoshta kanë tejkaluar kufijtë e miqësisë.

era

Era Istrefi dhe Faton Shoshi

Eshte përfolur shumë se Fatoni veç se është menaxheri i Erës është edhe i dashuri i saj. Fakti që ata shpenzojnë shumë kohë bashkë dhe janë të pandarë na ka bërë të dyshojmë për një lidhje të mundshme midis tyre.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko