InstaBIZ

Foto/ Më të bukurat e Shqipërisë së bashku në një kalendar

Vajzat pjesëmarrëse në “Miss Shqipëria”, kanë nisur punën për të qenë pjesë e kalendarit të përvitshëm që realizon regjisori Petri Bozo.

Filloi puna me Kalendarin  Zyrtar te Miss Shqipërisë. U bënë 15 vjet që Kalendari i Miss Shqipëria vjen për publikun si një dhuratë në Festat e Fundvitit për ti shoqëruar të gjithë për një vit të tërë, me imazhin e të bukurave dhe natyrën e jashtëzakonshme shqiptare.

Kalendari ështê unik dhe cdo vit ka një temë të caktuar dhe është pikërisht kjo arsyeja që e bën atë të vlerësohet jo vetëm nga fansët por nga të gjithë.

Koncepti e krijimi artistik i Petri Bozos, ka lidhur bashkë kreativitetin unik të Anila Zajmi-Katanolli, artin performues ne Make Up te Mirela  Halilajt (Lela  Parukeri Estetikë), në fokusin e të pagabueshmit fotograf  Felix Bilani.

Një koncept i veçantë, ku energjia e ujit, përrallat ndërthuren me përditshmërinë…

Pjesë e këtij kalendari në vite kanë qënë

Çiljeta Xhilaga, Zajmina Vasjari, Almeda Abazi, Viol Xhafaj, Eriona Sulejmani(bashkeshortja e futbollistit Xhemaili) Anisa Petrela, Arentina Sakulis, Kleoniki Delijorgji

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko