-Turizëm

Foto-lajm/ Ja si duket bisha shqiptare e deteve “Nëndetësja 105”

               Publikuar në : 11:52 - 01/08/18 |
ri.de.

E lënë në harresë për shumë vite, një “bishë” e deteve shqiptare si “Nëndetësja 105” ka dalë sërish në breg. Është specialisti i trashëgimisë kulturore Sejmen Gjokoli ai që tregon me një postim në Facebook se “aseti që flinte në det”, prej një viti është rindërtuar dhe ndodhet në bazën ushtarake të Pashalimanit.

“Nëndetësja 105” ishte një nga mjetet që regjimi komunist i shtoi marinës shqiptare në vitet gjashtëdhjetë dhe tanimë sipas Gjokolit do ta kemi si një aset të rëndësishëm në shërbim të kulturës e historisë.

“Kam kohë që i ruaj pa publikuar këto foto. Prej dimrit që shkoi, ditës që pata rastin të vizitoj nga afër Nëndetësen 105, të famshmen historike të Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë. E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait. Këtu do t’i shpëtonte edhe “skartimit” të çmendur kur simotrat u bënë skrap për pangopësinë. Askush se di, ose më mirë të them fare pak e dinë që, pikërisht brenda kësaj nëndetëseje, për rreth tri apo katër vite dy burra, dy ish specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për ti dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme. Me thonj kanë punuar e ashtu një e nga një ja kanë gjetur e montuar paisjet, pjesët dhe aksesorët e rrjepur barbarisht”, shkruan Gjokoli në Facebook.
Ai shton se tani çdo gjë ashtu si ka qenë, deri te vidat më të imta e ornamentet e varura, por edhe ngjyrat rigorozisht orgjinale, jashtë e brenda.

“Tani thuajse e gatshme të presë e të përcjellë vizitorë duke shtuar kështu një aset të jashtëzakonshëm turistik jo vetëm për Vlorën. Pa diskutim dita që do deklarojë startimin zyrtar të aksesimit të Nëndetëses 105, vendosur diku në një nga kalatat detare të Gjirit të Vlorës, do të shënojë edhe krijimin e një prej atraksioneve më madhore në fushën turistike e historike në hapësirën gjithë shqiptare”, shton më tej ai.

Pas