Kryesore

Foto-lajm/ Fluks i madh makinash në doganën e Murriqanit, radha arrin në 5 kilometra

               Publikuar në : 16:34 - 15/04/18 |
E SH

Dogana e Murriqanit është përballur këtë të diel me një fluks të madh automjetesh. Të paktën 5 km është radha e makinave të cilat po përpiqen të hyjnë në kufirin shqiptar nga kjo doganë, mirë po ky fluks duket se i ka gjetur të papërgatitur strukturat përkatëse.

Në pamje duket qartë numri i madh i makinave të cilat presin të kalojnë, duke formuar kështu kilometra të tëra radhe, dhe kjo ka shkaktuar edhe nervozizmin dhe irritimin e njerëzve të cilët janë të detyruar të presin gjatë për të kaluar drejtë territori shqiptar. Radha vijon ende edhe në këto momente, ndërsa akoma nuk ka një ndërhyrje për normalizimin e situatës në këtë pikë kufitare./Opinion.al

Pas