Foto/ Kapet skafi me rreth 2 ton drogë në brigjet e Brindisit, u nis nga Shqipëria – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Foto/ Kapet skafi me rreth 2 ton drogë në brigjet e Brindisit, u nis nga Shqipëria

dy ton droge

 

Një sasi tejet e madhe droge është nisur nga Shqipëria edhe është kapur në brigjet italiane në orët e para të ditës së djeshme. Bëhet fjalë për 1.9 ton kanabis sativa që transportohej me një skaf të fuqishëm siç shihet në foto. Policia shqiptare tha se operacionin e kreu Guardia di Finanza në Pulia, por kanë bashkëpunuar dhe autoritetet tona. në bordin e skafin janë kapur dy trafikantët: D.P, 47 vjeç nga Brindizi, Itali dhe B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

“Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko