-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Foto/ Kapen 2.2 ton marijuanë shqiptare në brigjet e Pulias

Policia italiane ka kapur një gomone me 2.2 ton marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se droga kapte në treg vlerën e 20 milionë eurove.

Sekuestrimi është bërë në bregdetin e komunës së Garganos në rajonin e Puglias, në plazhin Vico del Gargano mbrëmjen e 17 majit.

Autoritetet italiane kanë identifikuar gomonen e ngarkuar më thasë të mëdhenj plastikë e braktisur mes shkëmbinjve rreth 15 metra larg nga bregdeti.

Vështirësia e terrenit ka bërë që financiarët italianë të mbërrijnë me not në mjetin lundrues.

Në bordin e saj janë gjetur 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë.

Gomonia është e gjatë 8 metra dhe e pajisur me dy motorra të fuqishëm prej 200 kauj fuqi jashtë bordit.

Autoritetet italiane po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për identifikimin e autorëve. 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko