-Si u Veshën, Kryesore

Foto/ Ilda Bejleri sfidon gratë e politikës në studion e ‘Opinion’

Përveç temave nga aktualiteti të cilat normalisht që dominuan, në ‘Opinion’ këtë javë ka pasur edhe një temë jashtë tij. Ishte ditën e mërkurë tema për modelet që ndjekim në jetë dhe nga kush inspirohemi.
Sa herë temat janë nga aktualiteti, panelin e mbizotërojnë zotërinjtë. E kundërta ndodh kur flitet për tema më soft dhe jashtë aktualitetit ku panelet e ‘Opinion’ dominohen nga gratë dhe vajzat. Kjo ka ndodhur edhe të mërkurën, ndaj po e nisim me këtë punatatë të emisionit, komentin mbi paraqitjen e të ftuarve dhe veshjet.

Mes të ftuarave në panel ka qenë edhe Ilda Bejleri, e cila duket se ka sfiduar gratë e politikës duke u veshur paksa ekstravagante me dekolte. Paraqitje të tilla i shohim rrallë në emisionin Opinion, ndaj dhe Ilda Bejleri ka tërhequr vëmendjen këtë herë, ndryshe nga zonjat dhe vajzat e tjera të cilat kanë ardhur të veshura serioze dhe në kufijtë e paraqitjeve zyrtare.

Kejdi Mehmetaj në “Opinion” kishte ardhur me një fustan blu në tone të errëta, i cili kishte disa kopsa në gold, fustani ishte serioz, i mbyllur, pjesa poshtë e belit vinte me e lëshuar. Flokët e krehura drejtë, tualet të kursyer dhe këpucë klasike të zeza. Pamje simpatike e deputetes dhe e përshtatur për emisionin.

Botuesja Arlinda Dudaj, duket se ra tepër në sy, ajo kishte ardhur në ‘Opinion’ e veshur në pink, një fustan që duket se i shkonte me ngjyrën e lëkurës dhe tiparet. Fustani ishte me dekolte të mbyllur, mëngë të gjata, i shkurtër deri sipër gjurit, nuk ishte i ngushtë pas trupit, çka e bëri të dukej Arlindën tepër bukur, e kjo tregoi  se kjo është ngjyra që asaj i shkon shumë.

Prezantuesja Ilda Bejleri, ishte po ashtu pjesë e panelit. Bejleri ka ardhur në ‘Opinion’ me një fustan ku ne sy  binin në shumë format e saj trupore. Fustani ishte në ngjyrë të kuqe, por jo e ndezur, i shkurtër, i ngushtë pas trupit dhe i hapur në pjesën e dekoltesë. Shpesh herë Ilda Bejleri është komentuar për paraqitjen e saj po duhet thënë se me të vërtetë është simpatike edhe pse këtë herë tualeti dhe grimi ishin tepër të lehtë, ajo u duk mjaft mirë.

Avokatja Adriana Çapi dihet që tashmë është një nga avokatet më tërheqëse në Shqipëri, edhe pse në daljet publike është tepër e rezervuar dhe shfaqet gjithmonë serioze, me kostume apo fustane zyrtare. Këtë herë Çupi kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë bezhë, fund dhe xhaketë, këpucë të zeza me gurë dhe floket me onde. Tepër prezencë përcolli këtë herë Adriana.

Ish ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, ishte në panelin e një tjetër emisioni ‘Opinion’  gjatë kësaj jave. Gjosha u duk bukur me një kostum pantallona dhe këmishë në ngjyrë pastel, çka i dha edhe më tepër ëmbëlsi paraqitje së saj ishte edhe grimi i pakët, apo flokët e krehura drejtë. Ngjyrat pastel asnjëherë nuk tradhtojnë, janë të duhurat kur keni dyshime se çfarë të vishi dhe tepër të kombinueshme.

Duket se gratë  dhe vajzat e paneleve në Opinion këtë herë e kanë dominuar studion nga ngjyra dhe kolore të ndryshme, pasi burrat janë ata që shihen gjithmonë me kostume apo veshje në ngjyra  të errëta./Gerta Zaimaj-opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko