Bota, Foto, Galeri

Foto-galeri/ FBI publikon pamje nga sulmi i 11 shtatorit në Pentagon

FBI ka publikuar për herë të parë disa foto që tregojnë shkatërrimin në Pentagon, menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

FBI ka ngarkuar në faqen e saj të internetit, imazhet që tregojnë selinë qendrore të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të përfshirë nga flakët, pasi u godit nga një avion pasagjerësh i rrëmbyer nga terroristët e Al Kaedës.

Më 11 shtator 2001, terroristët e Al Kaedës rrëzuan fluturimin 77 të “American Airlines”, nga Aeroporti Ndërkombëtar Dulles për Los Angeles, në Pentagon, në 9:37.

1-26

Picture 9 of 9

189 persona vdiqën në Pentagon, duke përfshirë edhe 125 që punonin në ndërtesën, e cila shërben si seli kryesore e Departamentit të Mbrojtjes.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko