-Si u Veshën, 2, Kryesore

Foto galeri/ Dorina Mema thyen rregullat në ‘Opinion’, guxon me veshjen e saj!

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ përveçse u dominua nga tema tepër të forta, pati edhe të ftuar simpatikë sa i përket pamjes së jashtme.

Edhe këtë javë në rubrikën “Si u Veshën” do të komentojmë dukjen e disa prej të ftuarve, por edhe të drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut.

Si u veshën në ‘Opinion’?

Në fakt nuk do të ishte fare gabim nëse e nisim me Irena Kitën, e cila njihet tashmë për stilin e saj të veçantë dhe daljet e saj në publik tepër të kuruara. E veshur në ngjyrat pastel, në tonet e bojqiellit të hapur, me flokët e krehura drejtë, dhe tualet të thjeshtë;  Irena Kita ra në sy për pamjen e saj në ‘Opinion’, teksa ishte për të folur pikërisht për “mbajtjen e vetes në formë”. Me këmishë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë, kombinuar këto me këpucë të zeza klasike, Irena Kita u duk në super formë!

Por nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje këtë javë në ‘Opinion’ edhe Dorina Mema. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, Dorina ka ardhur e veshur me një fustan plot shkëlqim, me mëngë të varura dhe me pjesën e shpatullave komplet të zbuluar, duke guxuar tepër për formatin e emisionit. Në ngjyrë të hapur (mes toneve të uthullës dhe bezhës), kombinuar mirë me sandale; lidhja tek qafa dhe supet e zbuluar bën që Dorina të dukej estrafagante, elegante dhe të kishte vëmendjen maksimale sa i përket paraqitjes së saj, por nuk u ndal me kaq ajo dha edhe disa këshilla shumë të vlefshme sa i përket mbajtjes në formë.

Analisti Artan Hoxha është i përzgjedhuri i kësaj jave sa i përket meshkujve të panelit. Hoxha ka ardhur me një kostum serioz me kuadrate të lehtë në tonet e ngjyrës gri, (ngjyrë tendencë) këmishë të bardhë dhe kollare në tonet e ngjyrave të errëta (gri me të zezë), këpucë të zeza. Pamje brenda stilit të tij serioz dhe etikës së imponuar prej emisionit. Hoxha ju është rikthyer kostumeve serioze pas disa punatatave me xhinse, bluze dhe xhaketë.

Alfred Peza, ishte i ftuari i radhës i cili ka ardhur pa kollare dhe kostum, por me një kombinim me xhaketë, këmishë dhe xhinse. Një detaj që ra në sy ishte dhe vënia e shamisë në ngjyrë të kuqe në xhepin e xhaketës. Duket se Peza pasi u largua nga politika ka hequr dorë nga veshjet shumë zyrtare dhe kollaret. Në fakt kjo është veshja që i shkon më tepër dhe me kombinimin këtë herë duket se ka goditur në shenjë.

Por vet drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, për çfarë ra në sy këtë herë në veshjen e tij?

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me kostume dhe ajo që bën diferencën dhe e dallon herë pas here është kollarja, tek e cila duhet thënë që Blendi Fevziu eksperimenton tepër. Nëse për kostumet përdorë zakonisht tre tone ngjyrash të zezë, blu dhe gri, kollaret e tij janë në të gjitha ngjyrat, të ndezura e deri tek të lehtat që përshtaten me shumë shije në shumicën e emisioneve./Gerta Zaimaj-opinion.al

*Shënim: Më poshtë ju sjellim edhe të ftuarit e tjerë të ‘Opinion’ gjatë kësaj jave. Duke qenë se komentet, pëlqimet janë subjektive mbi veshjen, jepni edhe ju në facebook komentin tuaj për atë që ju duket veshja më e mirë dhe ajo më e keqe e kësaj jave.

 

 

Enigmat e vdekjes se gardistit! Klodiana Lala. #live #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Enigmat e vdekjes se gardistit! Artan Hoxha. #live #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko