Bota, Foto, Galeri, Te Fundit

Foto-galeri/ Brenda pallatit luksoz £500milionë të “sulltanit” Erdogan

1

Edhe para fitores në referendumin e kësaj jave, presidenti autokratik i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka gëzuar të mirat dhe luksin e jetës së një diktatori që aspiron.

Si shembull, gazetari Guy Adams ka marrë rezidencën luksoze të Erdogan në periferi të Ankarasë, e cila është ndërtuar e gjitha me taksat e qytetarve turq.

“Pallati i Bardhë” ka 1100 dhoma, 250 prej të cilave përdoren nga familja e 63-vjeçarit.

E mbuluar me ar e mermer, ky pallat është sa 30 Shtëpi të Bardha dhe besohet se është pallati më i madh i ndërtuar në botë këto 100 vitet e fundit.

Raportohet se 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet. 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit. Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina. Për më tepër shihni foto-galerinë e mëposhtme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko