Foto, Galeri, InstaBIZ

Foto-galeri/ Bluza që ka “çmendur” femrat e famshme në botë, e ka veshur edhe Aulona Musta

Një T-shirt me një mbishkrim shumë të veçantë është bërë shumë e njohur dhe është veshur shumë femra të famshme kudo në botë.

Behët fjalë për një tshirt me mbishkrimin “Të gjithë duhet të jemi feministë”, të krijuar nga Maria Grazia Chiuri për koleksionin e saj të parë për shtëpinë e modës Dior.

Përveçse ky mbishkrim mbështet lëvizjen femniste kudo në botë, lidhet edhe me faktin e kalimit të Chiuri-t tek Dior, si stilistja e parë femër që udhëheq shtëpinë prestigjioze të modës.

Një bluzë të tillë kishte zgjedhur të vishte edhe moderatorja Aulona Musta mbremjen e djeshme e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

ladyalbania-T-shirt-qe-ka-cmendur-gjithe-femrat-e-famshme-ne-bote-008.jpg

Picture 1 of 9

Femrat e njohura që e kanë veshur këtë tshirt janë të shumta, të tilla si: Rihanna, Natalie Portman, Chiara Ferragni, Jennifer Lawrence etj. të cilat treguan mbështetjen e tyre për Chiuri-n si dhe për gratë në mbarë botën, duke dalë në publik, rrjete sociale apo edhe kopertina revistash me këtë bluzë./ladyalbania

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko