Sport

Foto/ Gafa në listën e kombëtares

Sot u publikua lista e futbollistëve të kombëtares të grumbulluar për ndeshjet ndaj Italisë dhe Bosnjës. Trajneri De Biazi për këto dy takime vendosi që t’u besonte 23 futbollistëve. Por si shpeshherë, edhe sot prezantimi i listës nuk mund të kalonte pa patur të përfshirë edhe një gafë.

Në listën e futbollistëve që FSHF shpërndau për gazetarët, vihet re se institucioni i futbollit nuk ka informacion që 3 nga futbollistët e përshfshirë në listë kanë ndryshuar skuadër në merkaton e janarit.

lista

Bëhet fjalë për mesfushorin Jahmir Hyka, i cili tashmë luan në SHBA për San Hoze Ërthkuejks, dhe sulmuesit Armando Sadiku dhe Azdren Llullaku që tashmë luajnë respektivisht për Luganon në Zvicër dhe Astanën në Kazakistan. Në listën e Federatën, Hyka vazhdon të jetë pjesë e Luzernës, Sadiku i Zyrihut dhe Llullaku i Gaz Metanit./psport

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko