Aktualitet, Bota, Kryesore

Situatë dramatike/ Përleshje në Betlehem, digjet foto e Donald Trump

Protesta spontane nisën në Rripin e Gazës gjatë orëve të natës së djeshme, situata është renduar ditën e sotme në Betlehem. Ku ka pasur përplasje dhe irritime, kjo vjen si përgjigje për vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump pasi shpalli Jeruzalemin kryqytet të Izraelit.

Betlehem

Një gazetë pro lëvizjes islamike Hezbollah në Liban i ka deklaruar “luftë deri në vdekje Amerikës” në faqen e parë të saj, ku shfaqet edhe një foto me flamurin amerikan duke u djegur, një ditë pasi Donald Trump njohu zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti amerikan shkaktoi irritim anembanë Lindjes së Mesme me njoftimin e një dite më parë, që përbën edhe një ndryshim drastik të politikës disa dekadëshe amerikane kundrejt Jeruzalemit.

Gazeta libaneze “al-Akhbar” e quan sot vendimin “Balfurin e ri të Amerikës”, duke iu referuar “Deklaratës së Balfurit”, në të cilën Britania e Madhe përcaktonte ngritjen e një shteti për hebrenjtë në Lindjen e Mesme thuajse një shekull më parë.

“Sot në Palestinë ekziston një rezistencë e aftë dhe e fuqizuar që zotëron mijëra raketa që mund të godasin Tel Avivin”, thuhet më tej në artikull. Hezbollahu, një organizatë e armatosur rëndë ushtarake dhe politike, ka luftuar përgjatë vitesh disa herë ndaj Izraelit, që prej krijimit të saj në vitin 1982.

Ushtria izraelite ka njoftuar se do të dërgojë disa batalione në Bregun Perëndimor përpara së premtes, ndërsa trupa të tjera ushtarake do të jenë në gatishmëri për të adresuar “çdo zhvillim të mundshëm”.

“Vendimi i Trump mbi Jeruzalemin nuk do të ketë sukses në ndryshimin e faktit se Jeruzalemi është një tokë myslimane arabe”, tha një zëdhënës i Hamasit, siç citohet nga AFP. Hamasi ka bërë thirrje për protesta masive, duke njoftuar të premten e ardhshme si një “ditë zemërimi”.

Gjithashtu ne disa video te publikuara ne rrjetet sociale ata i vene flaken dhe fotos se  Donald Trump.

“Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se me njohjen e Jeruzalemit, si kryeqytet të Izraelit, zoti Trump po përmbush një premtim madhor të fushatës. Ata thonë se vendndodhja fizike e ambasadës amerikane, nuk është pengesë për negociatat për një marrëveshjeje përfundimtare paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve” .

Izraeli mori kontrollin e Jeruzalemit në Luftën Gjashtëditëshe të vitit 1967. Më pas e aneksoi Jeruzalemin Lindor. Izaeli ka thënë gjithmonë se një Jeruzalem i pandarë është kryeqyteti i përjetshëm I tij. Palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm. Në Jeruzalem ndodhet Xhamia Al Aqsa, objekti i tretë më i shenjtë i Islamit. Për hebrenjtë është Tempulli Mount, vendi më i shenjtë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko