-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Foto/ Demontimi i municioneve, ministret e Ramës ‘i përvishen’ punës në Gjirokastër

Në Gjirokastër kam përfunduar demontimi i municioneve në dy zona të shpallura si më të rrezikshmet, në Picar dhe Kordhocë.

Gjatë ceremonisë të zhvilluar me këtë ishin të pranishëm edhe dy ministret, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përfaqësues të departamentit amerikan të shtetit si dhe përfaqësues të qeverisjes lokale u bë prezantimi i rezultateve konkrete të këtij programi.

Siç shihet në foto, dy ministret mbanin veshje të posaçme sipas protokolleve ushtarake të sigurisë kur je pranë zonave që paraqesin rrezik. Ndërsa ka falenderuar Forcat e Armatosura edhe ka vlerësuar bashkëpunimin me donatorët, ministrja Kodheli ka theksuar se që prej fillimit të programit të pastrimit të zonave të ndotura nga municionet në vitin 2011 ku u identifikuan 19 hotspote, numri I tyre është reduktuar në 4 të tilla.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko