-Si u Veshën, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

FOTO/ Çfarë u vu re tek Ilir Meta dje në “Opinion”?

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” ishte i ftuar Presidenti i zgjedhur, aktualisht Kryetar i Kuvendit  Ilir Meta. Në një intervistë përball gazetarit Blendi Fevziu, Meta ka bërë një sërë deklaratash të forta drejtuar Ramës dhe Bashës.

Por çfarë u vu re, pse intervista e djeshme në “Opinion” e Ilir Metës ka qenë ndryshe?

Prej kohësh Meta në daljet e tij për mediat ishte tepër i rezervuar dhe diskret, ai fliste pak për marrëdhëniet e tij me Bashën e Ramën, me përjashtim të Berishës që gjithmonë e ka thënë hapur që është “dobësia” e tij. Në të gjitha daljet e tij vitet e fundit Meta fliste pak për marrëdhëniet mes partive politike, nuk lëshonte akuza të forta ndaj tyre dhe thuajse nuk ndante nga goja asnjëherë fjalët duhet të ketë bashkëpunim, marrëveshje e konsensus mes palëve.

Vitet e fundit Meta i ka bërë gazetarët të “djersiten” duke mos ju dhënë asnjë material që përbënte lajm, në daljet për mediat ai kishte një gjuhë uniforme dhe ishte tepër i prerë. Anashkalonte pyetje, nuk fliste hapur për takime të fshehta, nuk fliste hapur për marrëveshje apo konflikte me Ramën, nuk fliste, megjithëse një pyetje i drejtohej në shumë forma. Edhe pse nga deputetë apo ministra të tjerë të partisë së tij, të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka patur akuza ndaj PS dhe Ramës, Meta sërish i quante ato personale dhe ruante një etikë në sulme të paktën publikisht.   

Po ashtu prej kohësh Meta vihej re për një qetësi në mënyrën e komunikimit, pa të bërtitura dhe një të folur me tone tepër të ulëta dhe po ashtu ndodhte rrallë që ai të kalonte ndonjë dalje televizive pa batuta me gazetarët apo edhe të qeshura.

Por dje në “Opinion” duket se Meta erdhi komplet ndryshe, në paraqitjen e komunikimit dhe po ashtu edhe me akuzat e forta ndaj Ramës dhe Bashës.

Meta shoqërohej nga keshillatri i tij Lorenc Vangjeli, në Televizionin Klan ai u prit nga stafi i “Opinion” dhe nga Drejtori i Tv Klan Aleksandër Frangaj, u duk i qeshur, kështu vazhdoi edhe në dhomën e grimit. Po sapo filloi intervista Ilir Meta u pozicionua me seriozitet, çka e tregojnë edhe fotot më poshtë. Toni i zërit dhe akuzat nuk ishin se herët e tjera.

Si rrallë herë gazetari Blendi Fevziu ishte në një pozicionim paksa ‘komod’ nëse mund të quhet, ku i ftuari po bënte deklarata të forta e të njëpasnjëshme, madje zbuloi publikisht takime të fshehta, mesazhe, e pazare politike. Pra dje Meta prodhoi aq shumë lajme sa nuk i ka prodhuar në gjithë këto vite bashkë.

Në paraqitjen e tij ra po ashtu në sy veshja, një kostum i veçantë, blu i thellë me vija tepër të holla në disa nuanca ngjyrash të shkrira me njëra-tjetrën, ku njëherë të jepnin përshtypjen e ngjyrës lejla të mbyllur, po ne në varësi të ndriçimit edhe deri tek vishnja e mbyllur, kostum tepër elegant, i shoqëruar me këmishë të bardhe dhe me një kollare që i përshtatej në nuanca, tek e cila viheshin re disa figura në ngjyrë vjollcë. Të gjitha këto e bën Metën të dukej dje tepër ndryshe. Gerta Zaimaj/Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko