Sport

Foto/ Çfarë bëri pas ndeshjes Real-Bayern arbitri që shtoi dyshimet për anshmëri?

kassai-1492594622-8248186_1492691534-8942672

Sikur të mos mjaftonin të gjitha vendimet e gabuara që kushtëzuar rezultatin e ndeshjes Real Madrid-Bayern Munich, arbitri hungarez, Viktor Kassai është fotografuar jashtë restorantit të skuadrës madrilene.

Sipas mediave të gjermane, pas ndeshjes çerekfinale të Champions League, Kassai darkoi së bashku me ndihmësit në restorantin “Mesón Txistu” në qendër të Madridit.

Restoranti në fjalë cilësohet edhe si lokali i klubit madrilen, pasi preferohet prej futbollistëve të Realit.

Mediat gjermane e fotografuan hungarezin dhe kaq ka mjaftuar për të rindezur edhe njëherë polemikat që lindën gjatë dhe pas ndeshjes së të martës, ku Kassai u bë protagonist me disa vendime në favor të vendasve.

kasai-restoranti-3-490x321_1492691509-415132kasai-restoranti-4-490x363_1492691509-6772789kasai-restoranti-21-490x466_1492691509-9677229kasai-restoranti-1-490x356_1492691509-8933466

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko