-Destinacione, -Turizëm, -Vënde për tu parë, Te Fundit, Të Gjitha, Travel

Foto/ A e dini se këto vaska të mrekullueshme janë 20 km nga Tirana?

Këto kanione të mrekullueshme ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit Erzen dhe janë vetëm 20 km larg Tiranës.

Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh në to.

Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve.

Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat në stinën e nxehtë përdoren për tu larë dhe për të bërë banjo dielli.

Për të shkuar tek këto kanione ndiqet rruga që të çon në Shpellën e Pëllumbasit duke qenë se ato ndodhen poshtë saj në lumin Erzen.

Fotot: Valter Zhara

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko