2

‘Florence’ nis me tragjedi në SHBA, mes viktimave edhe një foshnje

               Publikuar në : 22:45 - 14/09/18 |
rel d

Mbi 1.7 milionë banorë në SHBA janë urdhëruar të braktisin shtëpitë për shkak të kërcënimit që vinte nga uragani ‘Florence’.

Alarmi për njerëzit është dhënë, specifikisht në 2 Karolinat dhe në Virxhinia.

Stuhia është cilësuar si më e fuqishmja që ka goditur vendet e Amerikës në dekadat e fundit.

Ka patur edhe nga ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë, duke mos e marrë seriozisht kërcënimin, por dhe nga frika e vjedhjeve.

Raportohet se një pemë është rrëzuar për shkak të erës dhe ka rënë mbi një banesë. Brenda saj, ndodhej një nënë bashkë me foshnjën 8-muajshe dhe ish-bashkëshortin. Pavarësisht ndihmës së zjarrfikësve, gruaja dhe foshnja nuk shpëtuan dot.

Kjo tragjedi, çoi në total 4 numrin e personave që ‘Florence’ u ka marrë jetën në ditën e parë të ‘sulmit’ mbi tokë.

Është raportuar se 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut. Kjo, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave.

Mësohet se epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara.

Bëhet me dijet se ekipet e shpëtimit janë ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.

Pas