-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Flet për herë të parë, Rama: Vendimi për Saimir Tahirin, pata 100% mbështetjen e ndërkombëtarëve

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme, në ‘News 24’ ka folur në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për përfshirje në trafikun e drogës.

Për herë të parë, kryeministri Rama tha se vendimi i marrë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri, për të cilin u kërkua prova që e lidhte me përgjimet e trafikantëve të drogës, ka pasur 100 përqind mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Të gjithë ata partnerë ndërkombëtarë që kanë ndjekur çështjen janë 100% dakord për mënyrën se si kemi proceduar. Jetojmë akoma në një shtet demokratik”,- deklaroi Rama.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko