-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Flet deputeti Aqif Rakipi: Ja ku isha mëngjesin kur ndodhi aksidenti

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, autori i aksidenti fatal ku humbi jetën një person në autostradën Tiranë-Durrës shpreh keqardhjen e jashtëzakonshme për humbjen e jetës të një njeriu që sipas tij i preu rrugën në të qindën e sekondës ndërsa ai po udhëtonte herët në mëngjes nga Durrësi për në Tiranë.

Policia dhe prokuroria kanë aty provat filmike dhe të gjitha provat e tjera. Nuk jam tip që i fshihem të vërtetës. Në këtë rast ajo është kështu si po e them dhe sikurse e kam deklaruar e nënshkruar para organeve kompetente. Ndërsa gjithçka tjetër është spekullim keqdashësh ndaj emrit dhe figurës time publike,” u shpreh Rakipi Ai gjithashtu kërkoi seriozitet në maksimum për zbardhjen e së vërtetës dhe që ngjarja të hetohet deri më detaj. “Garantoj gjithkënd në këtë proces kam kërkuar seriozitet max për zbardhjen e të vërtetës. Kërkoj të investigohet deri në detajet më të imtësishme për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Atë mëngjes po kthehesha pasi kisha qëndruar deri në agim në Durrës, pranë nënës së një njeriut tim që po lëngon nga një sëmundje e rëndë. E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm pasi po spekullohet edhe se ku isha, ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes. Në atë moment gjykova se shkuarja menjë s

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko