Kryesore, Sport

Fino flet për kandidaturën në FSHF: Mbase trajnerin nuk e bëj dot, por ka ardhur koha të bëjmë ndryshim në futbollin shqiptar

Ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e FSHF përball Armand Dukës ish kryeministri Bashkim Fino.
Fino do të jetë kandidati i vetëm deri më tani përball presidentit që qëndron në krye të federatës prej 4 mandatesh.
I ftuar në ‘rubriken sportive’ në ‘rtsh’, deputeti socialist, Bashkim Fino, ka pranuar se do të kandidojë për president të FSHF-së në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit.
“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar të kandidoj për garën në FSHF, kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion. Mbase trajnerin se bej dot, por ka ardhur koha të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar, të përmirësojmë imazhin. Falënderoi të gjithë dashamirësit e mi. Shpresoj të kemi edhe kandidatë të tjera.”
Ndërkohë pritet që Bashkim Fino të jap dorëheqjen si deputet për tu “zhveshur” nga angazhimet politike si dhe për të larguar çdo hije dyshimi për një prapaskenë mbështetëse që nuk ka të bëjë me futbollin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko