Sport

Finalja e Europa League: Atletico kërkon trofen për herë të tretë, Marseille luan për një vend në Champions

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Europa League midis Olympique Marseille dhe Atletico Madrid.

Spanjollët e Atletico Madrid janë më favoritët për të fituar këtë trofe, ku synojnë ta fitojnë për herë të të tretë në 9 vitet e fundit.

Por favoritë nuk mbetet vetëm Atletico, pasi Marseille e luan këtë finale në shtëpi dhe do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët.

Marseille është për herë të pestë në finalen e këtij kompeticioni.

Finalja do të luhet në orën 20:45, në Stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko