Aktualitet, Bota, Te Fundit

Filipine, të vdekur dhe skena paniku pas tërmetit 6,7 ballë Rihter

Një tërmet i fuqishëm goditi jugun e Filipineve duke shkaktuar deri tani gjashtë të vdekur, qindra të plagosur si edhe skena paniku, thanë sot zyrtarë lokalë.

Tërmeti me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter shkaktoi gjithashtu ndërprerjen e energjisë elektrike si edhe shembjen e disa ndërtesave në provincën e Surigao del Norte, 730 kilometra në jug të Manilas.

“Ka kaos, pasi shumica e banorëve të prekur janë shumë të tronditur’’, deklaroi guvernatori Sol Matugas.

“Shumë zona nuk kanë energji elektrike dhe aeroporti është mbyllur’’, shtoi ai.

Ky tërmet ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë zonë që nga viti 1879, kur një tjetër tërmet me magnitudë 6,9 ballë goditi qytetin prej 150 000 banorësh./atsh

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko