Sport

FIFA merr vendimin për Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

               Publikuar në : 18:59 - 25/06/18 |
Gerta

Lajm i mirë për Zvicrën! Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner mund të luajnë kundër Kosta Rikës.

Komiteti Disiplinor pranë FIFA-s argumenton se festimi me shqiponjë ishte spontan dhe nuk duhet të ishte një provokim i planifikuar për tifozët serbë. Komisioni gjithashtu ka theksuar se tek ky festim nuk kishte asnjë mesazh politik. Qeveria e futbollit mori masa vetëm financiare për futbollistët me Xhaka dhe Shaqiri që duhet të paguajnë 10,000 franga e Lichtsteiner 5,000 franga.

Shoqata e Futbollit Serb u gjobit 50,000 franga për sjelljen e keqe të tifozëve. Trajneri serb Mladen Krstajiç dhe shefi i Federatës Slavisa Kokeza duhet të paguajnë 5000 franga.

FIFA justifikoi dënimet me veprën penale kundër nenit 57, ku theksohet se loja e futbollit të jetë e ndershme.

Pas