-Ekonomi, Aktualitet, Te Fundit

Fierza në pikën kritike në 40 vite

Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka arritur në pikën më të ulët të mesatares vjetore në 40 vitet e fundit. Korporata elektroenergjitike po përpiqet të ruajë kuotën 268 metra, pasi nëse thatësira vijon kaskada e Drinit rrezikon të shkojë në pikën kritike.

Me rënien e nivelit bie edhe eficienca dhe sasia e prodhuar, pastaj është më e vështirë të sigurosh të gjithë sasinë e nevojshme në import, nisur edhe nga vështirësia në kapacitetet e transmetimit”, tha Entela Çipa, këshilltare për energjinë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

 

Pas tenderit që hapi KESH, edhe kompania e shpërndarjes arriti të sigurojë një pjesë të energjisë për furnizim në muajin shtator, edhe pse me një procedurë të vështirë e me 5 raunde, ku çmimet arritën deri në 80 euro për megavat orë.

Ata kanë marrë rreth 90 për qind të sasisë së kërkuar, dhe me një çmim mund të themi gjithashtu të mirë, duke pasur në konsideratë gjithmonë çmimin e muajit gusht për tregun evropian”.

Edhe për muajin tetor kompanitë KESH dhe OSHEE do të blejnë energjinë pasi edhe nëse ka përmirësim të prurjeve hidrike në kaskadë, basenit i duhet minimalisht një muaj që ta arrijë nivelin e mëparshëm. Korporata do të përdorë fondin e Bankës Botërore, ndërsa kompania e shpërndarjes do të përpiqet të mos prekë garancinë që u dha nga qeveria qendrore me aktin normativ të buxhetit./Tv Klan

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko