-Kronikë

Fier/ Përplaset nga kamioni, humb jetën 48-vjeçari

               Publikuar në : 13:06 - 07/08/18 |
m.b

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Roskovec, më pasojë vdekjen e një personi. 48 vjeçari me inicialet E.D, banues në Zharrëz është aksidentuar nga një kamion dhe më pas ka ndërruar jetë nmë spital. Drejtuesi i kamioni t, shtetasi F.T me banim në Roskovec është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë

 

“Në datën 07.08.2018, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz, shtetasi F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier”.

 

Shtetasi F.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Pas