-U tha në Opinion, Kryesore

Fevziu cakton vendet e të ftuarve, Klosi në dhomën e grimit/ Ja çfarë ndodhi pas kamerave në ‘Opinion’

Në emisionin ‘Opinion’ po diskutohet për HEC-et në Kanionet e Osumit. Teka emisioni po transmetohet live në ekranin e TV KLAN, ne po ju sjellim disa momente nga prapakuintat, nga ajo pjesë që ju nuk arrini të shihni në ekran, para fillimit të transmetimit.

Në videot më poshtë shihen të ftuarit në dhomën e grimit; Ministri i Turizmit Blendi Klosi, duket se ka mbërritur i fundit në dhomën e grimit dhe po përgatit me shpejtësi. Po ashtu në video shihen edhe të ftuarit e tjerë, stafi i emisionit dhe drejtuesi Blendi Fevziu i cili është duke përgatitur vendosjen e panelit, pra po përcakton mënyrën se si do të ulen të ftuarit.

Më pas të gjithë zhvendosen në studio, duke u bërë gati në minutat e fundit që kanë mbetur nga starti i emisionit live. Ndiqni më poshtë videot e plota  se çfarë ndodhi në prapakuinta./G.Z-opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko