-Auto Moto, -Teknologji, -Tendencë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Fëmijët e lindur në 2017 nuk do të kenë nevojë të mësojnë makinën

Teknologjia po avancon me hapa gjigant, dhe kjo nuk përbën më lajm. Risia më e re e teknologjisë së makinave thotë se fëmijët që kanë lindur në 2017, kur të vijë momenti për të patur një makinë nuk do të kenë nevojë për një patent. Arsyeja? Makinat pritet që me kalimin e viteve të shëndrrohen në autopilot. Pra njerëzit pas 18 vitesh pritet që të kenë një shofer “robot”për t’i çuar në destinacionin e duhur.

Sipas inxhinierëve kjo është diçka shumë pozitive, pasi mund të ulë në mënyrë drastike numrin e aksidenteve automobilistike. Kjo për shkak të inteligjencës së lartë artificial me të cilën do të paisen këto makina. Edhe pse risku ende është ekzistent për shkak të ndonjë difekti të mundshëm që mund të pësojë auto-piloti gjatë vazhdimësisë.  /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko