Bota

Fëmija 10 vjeç deklaron se është gay, torturohet për vdekje nga nëna

               Publikuar në : 20:54 - 06/12/18 |
Gerta

Orët e fundit të jetës ishin të tmerrshëm për të voglin Anthony Avalos, djali 10-vjeçar, i vrarë nga nëna e tij dhe njerku. Fëmija është vrarë sepse ai kishte deklaruar se ishte homoseksual.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në jug të Kalifornisë dhe detajet rreth krimit makabër dolën në dritë në gjyq.

Detajet janë trishtuese. Raporti i mjekut tregoi se fëmija u gjet me sy të zhytur, djegie në të gjitha pjesët e trupit dhe prerje poshtë thonjve.

Antonhy ishte kaq i vogël dhe i hollë se kur ai vdiq në spital, brinjët e tij ishin qartë të dukshme. Ai gjithashtu kishte plagë në shpinë dhe fundshpinë.

“Mjeku ligjor ka vërtetuar praninë e plagëve në të gjithë trupin e Anthony”, tha juristi i Asistentes së Prokurorit Jonathan Hatami.

Sipas raportit Anthony gjithashtu kishte plagë në këmbë e. Leiva, nëna e Anthony (32 vjeç) dhe partneri i saj Barron (29), të dy e deklaruan veten të pafajshëm./gazetashqip.com

Pas