Kryesore, Rusi 2018, Sport

Federata zvicerane e futbollit hakmerret ndaj futbollistëve që bën simbolin e shqiponjës

Federata e Futbollit e Zvicrës me propozim brutal: për shkak të gjestit me shqiponjë në të ardhmen për kombëtaren do të luajnë vetëm ata që heqin dorë nga shtetësia e vendit prejardhës. Kështu kërkon sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit Alex Miescher.

Pas humbjes së Zvcirës në të tetën e finales kundër Suedisë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, në opinionin zviceran ka shpërthyer debati mbi të ardhmen e kombëtares. Gazetat kanë kritikuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për lojë tepër të dobët në Rusi. Në komente nuk ka mbetur pa u përmendur sërish edhe gjesti me shqiponjë gjatë ndeshjes me Serbinë. Në një koment është thënë se Xhaka dhe Shaqiri me gjasë ishin tamam të motivuar për lojë vetëm në përballjen me Serbinë.

Por, debati ka eskaluar të enjtën në mbrëmje. Në një intervistë për gazetën «Tages Anzeiger» sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Zvicrës Alex Miescher ka propozuar që për kombëtaren e Zvicrës në të ardhmen të mos kenë të drejtë të luajnë futbollistë me dy shtetësi. Miescher ka paralajmëruar se për këtë çështje do të flasë me presidentin e Federatës Peter Gilliéron dhe me trajnerin Vladimir Petkoviq. Po ashtu Miescher tha se gjesti me shqiponjë dhe ndodhitë pastaj kanë treguar se ekziston një problem. «Ndoshta duhet pyetur veten: A duam lojtarë me dy shtetësi?»

Kjo pyetje në të vërtetë është atak kundër Xhakës dhe Shaqirit dhe pas debateve të fundit që të dy ndoshta duhet të mbanin qëndrim publik: ose të këmbëngulin në bërjen e shqiponjës – dhe nëse Federata është kundër, të japin dorëheqje nga ekipi. Ose të pranojnë kushtet dhe të vazhdojnë të luajnë për Zvicrën, por pa shqiponjën dhe pa flamur të Kosovës dhe flamur kombëtar në këpucë (si në rastin e Shaqirit). Në Zvicër nuk është e ndaluar shtetësia e shumëfishtë.

Miescher thotë se Federata mund të vendosë që në të ardhmen lojtarëve të talentuar t’ua mundësojë të ndjekin trajnimet për futboll në Zvicër vetëm nëse heqin dorë nga shtetësia e dyfishtë. Sipas Miescher Zvicra duke i përgatitur futbollistët me origjinë të huaj po rrezikon që ata t’i humb për shkak se vendosin të luajnë për shtetet e origjinës dhe kështu i bie se ata ia kanë zënë vendin një talenti zviceran. Sipas Miescher bëhet fjalë për vende shumë të shtrenjta.  /Burimi: dialogplus.ch /

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko