Bota

FBI arreston kongresmenin që mbështeti Trump

               Publikuar në : 17:43 - 08/08/18 |
m.b

Christopher Collins, kongresmeni republikan i New York-ut është arrestuar të mërkurën dhe është akuzuar për shpërndarje në mënyrë ilegale të informacioneve të brendshme lidhur me një kompani bioteknologjike amerikane.

Chris Collins, i cili ishte mbështetësi kryesor i Donald Trump në Capitol Hill gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është akuzuar nga Prokurorët Federalë të Manhatanit për informimin që i ka bërë të birit lidhur me rezultatet e dështimit të një medikamenti të testuar nga kompania Innate Immunotherapeutics Ltd.

Collins përballet me akuzat për tregtinë e brendshme së bashku me djalin e tij Cameron Collins dhe Stephen Zarsky, babai i të fejuarës së Cameron Collins.

Ligjvënësi është akuzuar për dhënien e informacionit të brendshëm tek i biri, në mënyrë që Cameron Collins mund të bëjë tregti.

Ndërkohë mësohet se ai i ka mohuar të gjitha akuzat që janë hedhur ndaj tij, ndërsa pritet vendimi që do të merret në ditët në vijim për rastin në fjalë.

 

Pas