Kryesore, Rusi 2018

Faulli brenda zonës, arbitrat në debat për ndeshjen mes Brazilit dhe Belgjikës

Duke mundur brazilianët, “Djajtë” siguruan një biletë në gjysmëfinalen e Botërorit ku të martën do të përballen ndaj Francës. Megjithatë, përballja çerekfinale ndaj “Seleçaos” vazhdon të diskutohet për shumë aspekte, për mënyrën se si u zhvillua ndeshja dhe për si u menaxhua ajo nga arbitri.

Në lidhje me këtë të fundit, në ndeshjen Brazil-Belgjikë ishte një episod që ka hapur shumë diskutime. Kontakti në zonë në minutën e 55-të kur ndeshja ishte 2-0 në favor të Belgjikës mes Kompanisë dhe Gabriel Zhezusit ishte një rast që nuk mund të rihapte ndeshjen. Diskutimi më i madh u bë edhe mes arbitrave prezentë në VAR, ku kryesori ishte Daniele Orsato, të cilët ishin të pavendosur ta akordonin apo jo.

Në fund, “Seleçaos” nuk iu akordua një penallti, e cila sigurisht që mund të rihapte ndeshjen. Por, është kurioze, ajo që ka ndodhur në dhomën e VAR-it mes arbitrave, që tërboi edhe brazilianët. Penallti apo jo? Duke analizuar imazhet e dinamikës së aksionit, impresioni është që faulli kundër Gabriel Zhezusit mund të fërshëllehej. Por, pasi e panë dhe e ripanë përsëritjen për një kohë të gjatë (1 minutë e gjysmë), Orsato ka vendosur që të vazhdonte loja.

Një vendim, i cili ka ardhur pas një diskutimi me tone të ashpra dhe “sherrit” me arbitrat e tjerë që ishin përpara monitorit të VAR-it. Aty ishin gjermanët Borsh dhe Cvajer dhe polaku Gil, por përgjegjësi ishte Daniele Orsato, i cili vendosi që loja të vazhdonte.

Kjo ka provokuar brazilianët, të cilët shkruajnë se arbitri italian është një i verbër që nuk e ka parë faullin brenda zonës. Por, kjo është vetëm një nga sulmet që ka pësuar arbitri italian, i cili ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave edhe në Serinë A për mungesën e kartonit të kuq për Miralem Pjaniç në sfidën vendimtare mes Interit dhe Juventusit, ku nuk nxori nga loja mesfushorin boshnjak, pavarësisht ndërhyrjes që ai bëri ndaj Rafinjës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko