-Kronikë, Aktualitet, Kryesore

Fakte nga dosja e hashashit: Nënkomisari i Fierit trafikonte drogë prej 3 vitesh

Grupi kriminal, i cili trafikoi 2,5 ton kanabis nga porti i Durrësit në Janar të këtij viti ka qenë aktiv që prej vitit 2014. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nënkomisari i policisë, Festim Lelaj ka lejuar kalimin nga porti i Vlorës të një sasi prej 350 kilogramësh kanabis, informon TV Klan.

Lelaj në atë kohë punonte si punonjës i Policisë Kufitare në këtë port. Në dosjen e prokurorisë thuhet se oficeri i policisë ka bashkëpunuar ngushtë me dy të arrestuarit e tjerë Aurel Laze dhe Skënder Siceqa, të cilët transportuan me kamion drogën drejt Italisë.

Ky është vetëm një nga rastet që zyrtari i policisë ka ndihmuar grupin, ndërsa dyshohet se drejt Italisë kanë kaluar disa ngarkesa me kanabis.

12 të arrestuarit e këtij grupi pritet të dalin para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e premte. Mësohet se prokuroria do të kërkojë arrest me burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik droge.

Në bazë të hetimeve, të arrestuarit ndër ta oficerë të policisë së portit të Durrësit dhe doganierë dhe agjente doganorë kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin, duke lejuar kalimin e 2.5 ton drogë, Janarin e kaluar në Ankona.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko