-Sociale, Kryesore

“Fake news” lajmi për paracetamolin e infektuar

Lajmi se në Shqipëri qarkullon një paracetamol i infektuar me një virus vdekjeprurës, ka ngjallur panik edhe tek shqiptarët e veçanërisht tek përdoruesit e rrjeteve sociale. Por paracetamoli P-500 as që ka qarkulluar ndonjëherë në Shqipëri, ashtu sikundër nuk gjendet as sot.

Dajana Roshi specialiste e sektorit të farmakovigjilencës: “Ky bar nuk rezulton të jetë i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, firma farmaceutike përgjegjëse e këtij bari  nuk rezulton të jetë mbajtës e autorizimit për tregtim të barit p-500 dhe asnjë prej barnave që ajo zotëron”.

Por edhe në vendet ku ky bar qarkullon, ekspertët thonë se ai nuk përben asnjë rrezik.

“Gjithashtu kemi verifikuar databasën e Bashkimit Europian, nga Qendra e Monitorimit Ndërkombëtar në Uppsala dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, por në asnjë prej tyre nuk raportohet për përmbajtje të virusit  në barin paracetamol”.

Sipas eksperteve, ky lajmi për paracetamolin e rrezikshëm që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, rezulton të jetë vetëm një “Fake news”.

Tv Klan

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko