-Teknologji

Facebook sjell opsionin “downvote” për postimet që nuk ju pëlqejnë

               Publikuar në : 07:00 - 10/02/18 |
rel d

Rrjeti social Facebook po teston një tipar që i lejon përdoruesit të raportojnë dhe fshijnë komentet që ata i konsiderojnë si të papërshtatshme.

Bëhet fjalë për butonin ‘downvote’ që si fillim u testua në SHBA tek 5% e përdoruesve të Android dhe rezultatet deri tani kanë dalë të suksesshme.

Këtë vit Mark Zuckerberg është zotur të rregullojë çështjet me Facebook i cili do të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në ‘News Feed’.

“Ne nuk jemi duke testuar një opsion ‘unlike’. Ne jemi duke eksploruar një veçori për njerëzit të cilët duhet të japin vlerësime rreth komenteve në postimet e faqeve publike” deklaron një zyrtar i Facebook.

Sipas TechCrunch opsioni ‘downvote’ është shfaqur vetëm në postimet e faqeve publike dhe jo në llogaritë personale.

Tashmë mediat apo figurat publike do ta kenë më të lehtë për të eliminuar të gjithë personat që ju dalin kundërt, por kjo teori është hedhur poshtë nga drejtues të Facebook.

Por ndërkohë specialistët e medias e konsiderojnë këtë risi si një censurim të mediave online.

Pas