-Teknologji

Facebook lajmëron një ndryshim madhor, ja si do i shihni lajmet tani e tutje

               Publikuar në : 12:38 - 02/06/18 |
m.b

Facebook ka lajmëruar se do ta heqë seksionin e ‘Trendit të momentit’, e cila ka qenë pjesë e rrjetit që prej vitit 2014. Ky tipar i lejon përdoruesit të zbulojnë ngjarje dhe lajme të reja që janë popullore në komunitetin e Facebook-ut.

Heqjen e këtij tipari e anunçoi Alex Hardiman, Drejtori i Prodhimit të Lajmeve, nëpërmjet një postimi lajmërues në blog. Hardiman shkruan: “ishte e disponueshme vetëm në 5 shtete dhe kishte më pas se 1.5% të klikimeve. Në zbuluam nëpërmjet një pune kërkimore që ky opsion ishte çdo ditë e më i panevojshëm. Do e heqim ‘Trending’ javën e ardhshme së bashku me produktet e palëve të treta të integruara aty.”

Rrjeti nga ana tjetër po teston “Firmën e Lajmeve të Fundit” me 80 publicistë në Amerikën e Veriut, të Jugut, Europë, Indi dhe Australi. Kompania po teston gjithashtu një seksion që quhet “Sot në” (Today in) për të lidhur përdoruesit me lajmet e fundit nga publicistët./Opinion.al

 

Pas