-Teknologji, Metro

Facebook kopjon snapchat, ja për çfarë bëhet fjalë

Rrjedha e fotove dhe videove nuk është më ekskluzive për Snapchat. Facebook po teston të njëjtën gjë në Messenger. Nuk është ende e qartë sa kohë ka platforma sociale që eksperimenton me këtë opsion por disa përdorues e vunë re të mërkurën.
Aplikacioni po i shtyn përdoruesit ta mbajnë rrjedhën e shkëmbimeve “gjallë”, gjë që është shumë e ngjashme me Snapchat. Funksioni i ri shoqërohet edhe me emoji që tregon sa kohë keni që flisni, njësoj si Snapchat.
Një zedhënës i Facebook e ka konfirmuar që nëse ke më shumë se tre ditë që flet me dikë rregullisht, një emoji rrufeje do të shfaqet pranë emrit të personit.
“Për momentin po shohim si do e presin përdoruesit, nuk kemi ndonjë informacion shtesë për të ndarë,” – tha ai./OPINION.AL

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko