-Teknologji, Metro

Facebook kopjon Instagramin

“Collections” është opsioni më i ri i Facebook, i cili iu lejon të ruani postimet që doni t’i rishihni, dhe është e njëjtë me atë të Instagram që u lançua në prill. Përveç ruajtjes së postimeve, do të jeni në gjendje t’i organizoni dhe t’i ndani ato në dosje sipas kategorive.

Kjo u vu re nga profesionistja e rrjeteve sociale, Mari Smith. Ky opsion funksionon njësoj si në Instagram. Kur ruan një postim, Facebook të ofron ta fusësh atë në një kategori. Këto postime që ruani dhe kategorizoni mund t’i shihni pastaj te lista e artikujve të ruajtur./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko