-Kulturë, Aktualitet, Bota, Te Fundit

Facebook censuron Statujën ikonë të hyjnisë Neptun

Rrjeti social Facebook ka censuruar statujën e zotit të detit Neptun.

Ngjarja është denoncuar nga studiuesia e historisë, italiania Elisa Barbari, e cila zgjodhi foton për profilin e saj në facebook, të quajtur: “Histori, kuriozitete dhe pamje nga Bolonja”.

Statuja bronzit 3.2 metër e lartë ndodhet në Piazza del Nettuno, në Bolonja, Itali.

Sipas saj, facebook, i ka kërkuar t’a heqë foton, pasi binte ndesh me rregullat e tyre me arsyen se përfaqësonte një imazh me përmbatje që është dukshëm seksuale.

“Unë doja që të promovoja faqen time por duket se për Facebook statuja është një imazh seksual që tregon shumë lëkurë. Me të vërtetë, Neptuni? Kjo është një marrëzi!” tha zonja Barbari, sipas The Daily Telegraph.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko