Kryesore

Eurodeputeti Fleckenstein: Kam informacione pozitive për Sandër Lleshin

               Publikuar në : 10:51 - 09/11/18 |
ri.de.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, deputeti gjerman Knut Fleckenstein u pyet sot në konferencën që po mban në Tiranë për përplasjen Rama-Meta për ministrin e Brendshëm.

Ai tha se “ Nuk do të guxoja të ndërhyja këtu, por mund të them se të gjithë kanë interes të përbashkët si Shqipëria e BE-ja që të kemi një ministri plotësisht funksionale. Për një ministri funksionale duhet të emërohet ministri. Kam dëgjuar se Presidenti nuk ishte i bindur, por sot dëgjova se qeveria do të bëjë sërish propozimin. Nuk di cfarë arsyesh ka presidenti. Unë i njoh të gjithë këta politikanë dhe bëjnë më të mirën për vendin, ndaj mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt”.

Ai u pyet sërish mbi figurën e Lleshit dhe tha: “Unë kam informacione pozitive për z. Lleshi, por Presidenti mund të ketë informacione më të thella. Nuk jam unë që duhet të kritikoj Metën. Me aq sa dimë ne Lleshi ka një CV dhe reputacion të mirë”./Opinion.al

Pas