-Ekonomi, Aktualitet, Te Fundit

Euro ndal rënien, këmbimi me monedhën shqiptare në 135.2 lekë

lek

Java e fundit e vitit 2016 ka ndalur pikiatën e euros në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të bankës së shqipërisë, monedha e bashkimit europian arriti pikën më të ulët në 7 vjet ndaj lekut në datën 22 dhjetor kur u këmbye me 134.4 lekë.

Por që pas kësaj date, monedha e përbashkët europiane ka fituar terren dhe sipas bankës së shqipërisë aktualisht këmbëhet me 135.2 lekë. Megjithatë ecuria e kursit mes euros dhe lekut do të vazhdojë të diktohet nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Gjashtëmujori i dytë i vitit 2016 regjistrooi një dobësim të madh të euros ndaj thuajse të gjitha monedhave kryesore të botës, por në veccanti ndaj dollarit amerikan.

Në muajin maj, një euro këmbehej me 1.15 dollarë amerikanë. Por aktualisht monedha europiane kushton vetëm 1.05 dollarë.

Ekspertët presin që ky trend të vazhdojë edhe në 2017. Prestigjozja fajnenshëll tajms pyeti një grup ekonomistësh të njohur se cila do të jetë ecuria e kursit të këmbimit euo dollar gjatë vitit të ardhshëm. Pjesa dërrmuese e tyre presin që në 2017 euro të zbresë në paritet me dollarin amerikan, pra të këmbëhen në raportin 1 me 1.

Nëse ky parashikim vërtetohet, ndryshimi i raportit mes euros dhe dollarit pritet të reflektohet edhe në tregun shqiptar ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani duke ndikuar më tej kursin e këmbimit të këtyre dy monedha me lekut drejt një ekuilibri të ri.

/ Top Channel

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko