InstaBIZ

Është ndarë Stresi me bashkëshorten?Postimi i saj i fundit sqaron gjithçka

               Publikuar në : 11:03 - 12/10/18 |
el ida

Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër shumë pengesa. Duke filluar nga largësia e deri të arrestimet dhe problemet e Stresit me policinë. Por reperi dhe Kejsi ia dolën të ishin bashkë. Dhe madje të kurorëzonin dashurinë e tyre me një celebrim të thjeshtë pak muaj më parë.

Ata kaluan një verë fantastike në jugun e Shqipërisë.  Por largimi i Kejsit drejt Kanadasë dhe fakti që dyshja ka javë që nuk bën asnjë publikim për njëri-tjetrin, na bëri të dyshojmë se mes tyre mund të ketë ndodhur diçka.

Stresi dhe Kejsi kanë fshirë prej kohësh çdo gjurmë si çift nga rrjetet sociale dhe nuk kanë më asnjë fotografi së bashku. Mediat raportuan pak ditë më parë se çifti është ndarë.  Por një postim i fundit i Kejsit na i ka shuar të gjitha dyshimet.Ajo ka publikuar foton e vjehrrit, babait të Stresit në Instastory, dhe kjo nuk është hera e parë që ajo publikon një foto të Sali Lushajt, të cilin e quan “krenari”.

Por postimi i fundit na vërtetoi një gjë, Stresi dhe Kejsi janë bashkë dhe nuk ka asnjë dyshim.

Pas